Fero reagon pas fitores së Dritës në Ligën e Kampionëve

Fero reagon pas fitores së Dritës në Ligën e Kampionëve

Sport August 08, 2020 - 22:31

Drita është kualfiikuar në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve pas fitores kundër kampionit të Andorrës, Inter d'Escaldes.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Colovray Stadium", në Nyon të Zvicrës, kampionia e Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan "Zeri.info".

Eurogolat e shënuar nga Xhevdet Shabani ('21) dhe Hamdi Namani ('45) ia siguruan kualifikimin tutje skuadrës së Ardian Nuhiut.

Image

Golin e vetëm dhe të nderit për Inter d'Escaldesin e realizoi Emili Garcia në minutën e 29-të të ndeshjes.

Për triumfin e sontëm, Dritën e ka uruar edhe reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur ndryshe si "Fero".

Ai në rrjetin social "Instagram", ka shkruar: "Urime fitoren kampiona". /Zeri.info

Image