Agim Ademi e uron Dritën pas fitores, i dëshiron rrugëtim sa më të gjatë në Ligën e Kampionëve

Agim Ademi e uron Dritën pas fitores, i dëshiron rrugëtim sa më të gjatë në Ligën e Kampionëve

Sport August 08, 2020 - 22:27

Drita është kualfiikuar në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve pas fitores kundër kampionit të Andorrës, Inter d'Escaldes.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Colovray Stadium", në Nyon të Zvicrës, kampionia e Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan "Zeri.info".

Eurogolat e shënuar nga Xhevdet Shabani ('21) dhe Hamdi Namani ('45) ia siguruan kualifikimin tutje skuadrës së Ardian Nuhiut.

Golin e vetëm dhe të nderit për Inter d'Escaldesin e realizoi Emili Garcia në minutën e 29-të të ndeshjes.

Për triumfin e sontëm, Dritën e ka uruar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili shpreson që kampionia e Kosovës të ketë rrugëtim sa më të gjatë në Ligën e Kampionëve.

Postimi i plotë i Ademit në "Facebook":

"Përgëzime Dritës për fitoren e arritur sonte në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve kundër Inter d’Escaldes. Përgëzoj futbollistët për lojën e shfaqur dhe për suksesin e arritur. Uroj që kampioni ynë të ketë rrugëtim sa më të gjatë në këtë edicion të Champions-it. Po ashtu, besoj që edhe dy skuadrat tjera që do të na përfaqësojnë në garat evropiane do të arrijnë rezultate sa më të mira, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe ekipit të katërt për pjesëmarrje në Evropë". /Zeri.info