Futbollisti i kundërshtarit të Dritës në finale e paralajmëron skuadrën gjilanase para ndeshjes të së martës

Futbollisti i kundërshtarit të Dritës në finale e paralajmëron skuadrën gjilanase para ndeshjes të së martës

Sport August 08, 2020 - 21:59

Drita është kualfiikuar në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve pas fitores kundër kampionit të Andorrës, Inter d'Escaldes.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Colovray Stadium", në Nyon të Zvicrës, kampionia e Kosovës fitoi me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan "Zeri.info".

Eurogolat e shënuar nga Xhevdet Shabani ('21) dhe Hamdi Namani ('45) ia siguruan kualifikimin tutje skuadrës së Ardian Nuhiut.

Golin e vetëm dhe të nderit për Inter d'Escaldesin e realizoi Emili Garcia në minutën e 29-të të ndeshjes.

Në ndeshjen finale të këtij rundi, Drita do të përballet me Lindfieldin, kampionin e Irlandës së Veriut.

Lindfieldi u kualifikua në finale pas fitores ndaj Tre Fiorit, derisa futbollisti i skuadrës irlandeze, Jamie Mulgrew mezi e pret ndeshjen ndaj Dritës.

"Ne mezi presim për të martën, tani e kemi një ndeshje tjetër të madhe pas paraqitjes së sotme", ka shkruar Mulgrew në mes të tjerash në "Twitter". /Zeri.info