Drita e mbyll pjesën e parë ndaj Inter d'Escaldesit me një tjetër eurogol

Drita e mbyll pjesën e parë ndaj Inter d'Escaldesit me një tjetër eurogol

Sport August 08, 2020 - 20:19

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Dritës dhe Inter d'Escaldesit me rezultat, 2:1.

Fillimisht, në minutën e 21-të, Xhevdet Shabani realizoi eugol për Dritën, kurse nëntë minuta më vonë, Emili Garcia barazoi 1:1 për Inter d'Escaldesin, raporton "Zeri.info".

Kurse, në sekondat e fundit të pjesës së parë, shënoi Hamdi Namani për Dritën një eurogol për epërsinë 2:1.

Në këtë pjesë, skuadra e Ardian Nuhiut kishte posedimin, derisa u tregua edhe më e rrezikshme se kundërshtari.

Image

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kjo përballje po zhvillohet në Nyon të Zvicrës.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me kampionin e Irlandës së Veriut, Lindsfield në finale. /Zeri.info