Zyrtare: Andrea Pirlo emërohet trajner i Juventusit

Zyrtare: Andrea Pirlo emërohet trajner i Juventusit

Sport August 08, 2020 - 20:13

Juventusi edhe zyrtarisht e ka emëruar Andrea Pirlon në postin e trajnerit pas shkarkimit të Marizio Sarrit.

Vetëm një javë pasi u emërua trajner i grupmoshave U23 të Juventusit, Pirlo do ta drejtojë skuadrën e parë të Juventusit, shkruan "Zeri.info".

Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me "Zonjën e Vjetër".

"Vendimi është marrë pas konsultimeve me Pirlon, dhe duke u bazuar në bagazhin e tij si futbollist", thuhet në njoftim.

Kjo do të jetë puna e parë e Pirlos si trajner.

Ndryshe, Sarri është shkarkuar sot, vetëm disa orë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve prej Lyonit.

Ai e fitoi me Juventusin titullin e nëntë radhazi të Serie A-s, por kjo s'mjaftoi. /Zeri.info