Tollovi në mbrojtje, shënohet goli i dytë në ndeshjen Drita - Inter d'Escaldes

Tollovi në mbrojtje, shënohet goli i dytë në ndeshjen Drita - Inter d'Escaldes

Sport August 08, 2020 - 20:00

Inter d'Escaldes e ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Dritës.

Pas një tollovie në mbrojtje pas një harkimi, skuadra nga Andorra ka shënuar për 1:1 me anë të Emili Garcia në minutën e 30-të.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, raporton "Zeri.info".

Kjo përballje po zhvillohet në Nyon të Zvicrës.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me kampionin e Irlandës së Veriut, Lindsfield në finale. /Zeri.info