'Shpërthen' ndeshja në Zvicër, Xhevdet Shabani e dërgon Dritën në epërsi me një supergol

'Shpërthen' ndeshja në Zvicër, Xhevdet Shabani e dërgon Dritën në epërsi me një supergol

Sport August 08, 2020 - 19:52

Drita e ka realizuar golin e parë në përballjen ndaj Inter d'Escaldes.

Në minutën e 20-të, Xhevdet Shabani ka realizuar gol të jashtëzakonshëm për rezultatin 1:0.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, raporton "Zeri.info".

Kjo përballje po zhvillohet në Nyon të Zvicrës.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me kampionin e Irlandës së Veriut, Lindsfield në finale. /Zeri.info