Andrea Pirlo, trajneri i ri i Juventusit?

Andrea Pirlo, trajneri i ri i Juventusit?

Sport August 08, 2020 - 19:38

Andrea Pirlo pritet të jetë trajneri i ri i Juventusit prej sonte apo nesër, pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.

"Sky Sport Italia" raporton se zyrtarizimi mund të bëhet sonte ose nesër në mëngjes, shkruan "Zeri.info".

Pirlo është parë në një takim sot me drejtuesit e Juventusit.

Ish-mesfushori italian nuk ka përvojë si trajner dhe këtë javë ishte prezantuar si trajner i grupmoshës U-23 të Juventusit.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli e sheh Pirlon në hapat e Zinedine Zidanet te Real Madridi.

Pirlo e fitoi Kupën e Botës me Italinë, disa herë Ligën e Kampionëve dhe Serie A me klubet si Milan dhe Juventus. /Zeri.info