Conceicao, kandidati i radhës për postin e trajnerit te Juventusi

Conceicao, kandidati i radhës për postin e trajnerit te Juventusi

Sport August 08, 2020 - 19:22

Një emër tjetër potencial po qarkullon si kandidat për trajner të Juventusit pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.

Bëhet fjalë për trajnerin e Portos, Sergio Conceicao, shkruan "Zeri.info".

Sarri u shkarkua nga Juventusi në pasditën e sotme pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke e konsideruar edhe faktin se ai dështoi në Superkupën italiane dhe në finalen e Kupës së Italisë.

Edhe "ishi" i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është kandidat për stolin e Juventusit, derisa ai është favorit për shkak se nuk është nën kontratë..

Përveç tyre, kandidatë thuhet se janë edhe Simone Inzaghi, Andrea Pirlo dhe Zinedine Zidane.

Conceicao nuk ka punuar kurrë në Itali, por e njeh mirë Serie A-n për shkak se si futbollist ka luajtur te Lazio, Parma dhe tek Interi. /Zeri.info