Bottas do të niset i pari në Silverstone

Bottas do të niset i pari në Silverstone

Sport August 08, 2020 - 19:06

Valteri Bottas me Mercedesin e tij do të niset i pari në pistën e Silverstonit, pasi finlandezi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë 25 sekonda e 63 të mijtat.

Vendi i dytë i takoi pilotit tjetër të Mercedesit kampionit në fuqi Luis Hamiltonit, ndërsa i treti u rendit Niko Kulkenberg me Rejsing Point.

Maks Verstapen me Red Bull u klasifikua i katërti, ndërsa Daniel Rikiardo me Reno u rendit i 5-ti.

Zhgënjen sërish Ferrari, pasi dy pilotët e saj Sharles Leklerk dhe Sebastian Fetel u renditën në pozitat gjegjësisht 8 dhe 12.

Gara në pistën britaneze zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00.