Arbëria e Dobrajës përforcon mbrojtjen me futbollistin nga Franca

Arbëria e Dobrajës përforcon mbrojtjen me futbollistin nga Franca

Sport August 08, 2020 - 18:57

Arbëria e Dobrajës ka vazhduar me përforcime, derisa së fundmi e ka prezantuar futbollistin nga Franca, Destin Prince-Loic Mambouana.

Klubi nga Lipjani vazhdon të përforcohet pas inkuadrimit në elitën e futbollit kosovar, raporton "Zeri.info".

29-vjeçari nga Marseille shihet si një përforcim ideal për Arbërinë e Arbnor Morinës.

Njoftimi i plotë i Arbërisë së Dobrajës:

KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me mbrojtësin qendrorë Prince Mambouana!

Prince Mambouana vjen nga KF Tarxien, klub ky i cili garon në Ligen e Maltës.
Prince Mambouana një lojtar profesional i cili ka luajtur në shumë klube Norvegjeze si: Brattvag, Nordrstand, Ham Kam dhe shumë klube tjera.

Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur lojtarin Prince Mambouana. Së bashku janë dakorduar se KF Arbëria do ti dhurojn më të miren deri në arritjen e objektivave“. /Zeri.info