Ndeshja Drita - Inter d'Escaldes u shtye, do të luhet pas pak minutash

Ndeshja Drita - Inter d'Escaldes u shtye, do të luhet pas pak minutash

Sport August 08, 2020 - 18:49

Ndeshja mes Dritës dhe Inter d'Escaldes është shtyrë.

Ndeshja e paraparë të luhej nga ora 18:00, është shtyrë për në ora 19:30, shkruan "Zeri.info".

Krejt kjo pasi dy futbollistë të Dritës - Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani - dolën pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Drita me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook".

Postimi i plotë i Dritës:

"SHTYHET NDESHJA

Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet per ne oren 19:30.

Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet". /Zeri.info