Dramë në Juventus pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, CR7 e largon fanellën dhe ikë i zemëruar nga fusha

Dramë në Juventus pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, CR7 e largon fanellën dhe ikë i zemëruar nga fusha

Sport August 07, 2020 - 23:56

Lyoni e ka eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve në ndeshjen e zhvilluar sonte në "Allianz Stadium".

Përkundër fitores së "Zonjës së Vjetër", 2:1, fitorja e Lyonit në ndeshjen e parë (1:0) dhe rregulli i golave si mysafir, e kualifikon skuadrën franceze tutje, shkruan "Zeri.info".

Sonte për Juventusin shënoi dy gola Cristiano Ronaldo ('43, '60), ndërsa për Lyonin Memphis Depay në minutën e 12-të. 

Image

Cristiano Ronaldo, ylli i Juventusit, nuk do të paraqitet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas dhjetë edicionesh.

Sipas mediave italiane, sulmuesi portugez e lëshoi fushën pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, derisa e largoi menjëherë fanellën.

Ai ishte parë tejet i zemëruar, derisa edhe bashkëlojtarët e tij, Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado ishin tejet të zhgënjyer. /Zeri.info

Image