Paraqitja amatore kundër Man Cityt, Varane justifikohet në këtë mënyrë pas ndeshjes

Paraqitja amatore kundër Man Cityt, Varane justifikohet në këtë mënyrë pas ndeshjes

Sport August 07, 2020 - 23:51

Manchester City është kualifikuar në çerekfinalen apo "Final Eight" të Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Real Madridin.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi me rezultat 2:1 ndaj Real Madridit dhe me rezultat të përgjithshëm, 4:2, "Qytetarët" vazhdojnë tutje, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar sonte, Raheem Sterling ('9) dhe Gabriel ('68) realizuan golat për skuadrën e Pep Guardiolës.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e realizoi Karim Benzema në minutën e 28-të.

Pas ndeshjes së sontme ka reeaguar edhe Raphael Varane, mbrojtësi i Real Madridit, i cili bëri dy gabime amatore që ia dhuruan fitoren vendasve sonte.

"Unë dua ta shfaq fytyrën time pasi kjo disfatë është e imja. E marrë përgjegjësinë. Ne ishim përgatitur mirë, por gabimet kushtojnë në këtë nivel. Nuk mund t'i shpjegoj gabimet, ndodhin në futboll, mbrëmje e vështirë për mua", deklaroi mbrojtësi francez.

"Kjo nuk më ka ndodhur shpesh mua. Ju duhet të keni karakter që të riktheheni edhe më të fortë", shtoi Varane. /Zeri.info