Zidane 'shpërthen' pas eliminimit, komenton edhe paraqitjen e Varanes

Zidane 'shpërthen' pas eliminimit, komenton edhe paraqitjen e Varanes

Sport August 07, 2020 - 23:38

Manchester City është kualifikuar në çerekfinalen apo "Final Eight" të Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Real Madridin.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi me rezultat 2:1 ndaj Real Madridit dhe me rezultat të përgjithshëm, 4:2, "Qytetarët" vazhdojnë tutje, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar sonte, Raheem Sterling ('9) dhe Gabriel ('68) realizuan golat për skuadrën e Pep Guardiolës.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e realizoi Karim Benzema në minutën e 28-të.

Pas ndeshjes së sontme ka reaguar edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili tha se është i zhgënjyer me eliminimin, derisa e komentoi edhe paraqitjen "amatore" të Raphael Varanes sonte.

"Nuk mund të jemi të lumtur kur humbasin, por duhet të jemi krenar për atë që kemi bërë. Kundërshtari luajti mirë, kjo nuk është koha e duhur për arsyetime. Humbëm, por e rëndësishme është se jam krenar për paraqitjen", ka deklaruar fillimisht Zidane.

"I kemi humbur dy ndeshjet, dhe në fund ata e merituan kualifikimin. Kemi luajtur mirë, në pjesën e dytë u dorëzuam për të shënuar golin e dytë", tregoi Zidane.

"Gabimet e Varane? Duhet të jemi të qetë dhe ta mbajmë kokën lart. Ajo që kanë bërë lojtarët gjatë gjithë edicionit ka qenë spektakolare", përfundoi trajneri francez. /Zeri.info