Pas ndeshjes Man City - Real Madrid, Guardiola dhe Zidane 'kapen' së bashku në një bisedë shoqërore

Pas ndeshjes Man City - Real Madrid, Guardiola dhe Zidane 'kapen' së bashku në një bisedë shoqërore

Sport August 07, 2020 - 23:23

Manchester City është kualifikuar në çerekfinalen apo "Final Eight" të Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Real Madridin.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi me rezultat 2:1 ndaj Real Madridit dhe me rezultat të përgjithshëm, 4:2, "Qytetarët" vazhdojnë tutje, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar sonte, Raheem Sterling ('9) dhe Gabriel ('68) realizuan golat për skuadrën e Pep Guardiolës.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e realizoi Karim Benzema në minutën e 28-të.

Image

Kjo është hera e parë që Zinedine Zidane eliminohet nga Liga e Kampionëve që prej kur filloi karrierën si trajner.

Pas ndeshjes, Guardiola dhe Zidane janë parë së bashku në një bisedë të shkurtër mes vete.

Me këtë fitore, Manchester City kualifikohet në "Final Eight", i cili zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë dhe do të përballet atje me Lyonin. /Zeri.info