Ballack shpreson që Kloppi ta marrë drejtimin e Gjermanisë

Ballack shpreson që Kloppi ta marrë drejtimin e Gjermanisë

Sport August 06, 2020 - 16:11
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-kapiteni i përfaqësueses gjermane, Michael Ballack, ka shprehur dëshirën e tij që trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ta marrë drejtimin e katër herë kampiones së botës, transmeton “Zeri.info”.

Klopp konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në botë, derisa së fundmi ia fitoi Liverpoolit titullin e Premierligës pas 30 vjetësh pritje.

“Është impresionuese se si Jurgeni stabilizoi Liverpoolin në krye, pastaj e udhëhoqi drejt triumfit në Ligën e Kampionëve dhe tash te titulli i kampionit”, ka thënë Ballack.

“Për mua, ai është njëri prej tre trjanerëve më të mirë në botë”, shtoi ish-kapiteni i Gjermanisë.

“Pse njëri prej trajnerëve më të mirë në botë të mos jetë kandidat për postin e trajnerit te kombëtarja? Pyetja nuk është nëse ai ka kualitete për këtë, por nëse Kloppi do të donte të bëhej trajner i kombëtares. Ai është në pozitë ku mund të zgjedhë gjithçka”, u shpreh ish-mesfushori./Zëri