Zyrtare: Përparim Osmani largohet nga Drenica, flet për ofertat

Zyrtare: Përparim Osmani largohet nga Drenica, flet për ofertat

Sport August 06, 2020 - 15:49
Zbuloni detajet

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Përparim Osmani, është larguar nga skuadra e Drenicës, raporton “Zeri.info”.

Mbrojtësi anësor thotë se kontrata me Drenicën i ka përfunduar dhe se nuk ka biseduar me askënd në klub për vazhdimin e saj.

"Momentalisht jam lojtar i lirë. Kontrata me Drenicën më ka skaduar dhe nuk kam biseduar me askënd, pasi në klub kanë ndodhur disa ndryshime. Sa u përket ofertave, i kam disa, mirëpo ende nuk kam vendosur asgjë. Jam në pritje", ka thënë Përparim Osmani për “Zeri.info”.

Drenica vetëm në xhiron e fundit të Superligës e siguroi një "biletë" për Superligë edhe në edicionin e ardhshëm, pas fitores ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat 1:0.

Nga klubi tashmë është larguar edhe Mihane Bekteshi-Kodra, e cila ka qenë presidente e klubit "kuqezi". /Zeri.info