Zyrtare: Florian Kamberi transferohet te St. Gallen

Zyrtare: Florian Kamberi transferohet te St. Gallen

Sport August 06, 2020 - 14:57
Zbuloni detajet

Futbollisti nga Kosova, Florian Kamberi, i është bashkuar klubit nënkampion të Zvicrës në futboll St. Gallen nga klubi skocez Hibernian.

Transferimin e Kamberit e ka bërë të ditur St. Galleni në faqen zyrtare.

Kamberi 25-vjeçar ka firmosur kontratë trivjeçare me St.Gallenin.

Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur, por Hibernians ka njoftuar se do të ketë një përqindje nga transferimi i ardhshëm i Kamberit.

Kamberi së fundi ka pranuar ftesën për të luajtur për Shqipërinë.