Zyrtare: Futbollisti nga Kosova nënshkruan me klubin e Ligës së Dytë të Turqisë

Zyrtare: Futbollisti nga Kosova nënshkruan me klubin e Ligës së Dytë të Turqisë

Sport August 06, 2020 - 14:04
Zbuloni detajet

Futbollisti i talentuar kosovar, Oltion Bilalli, është njeri nga prodhimet e fundit të futbollit kosovar.

Bilalli, që më parë ka qenë pjesë e Gjilanit, është duke shkëlqyer në futbollin turk.

Falë paraqitjeve të mira skuadra e Balikesirsporit sot ka nënshkruar me Bilallin kontratë profesionale 2-1 vjeçare.

Balikesirspori garon në Ligën e Dytë të Turqisë.

Kujtojmë që ai njëherësh është edhe reprezentues i rregullt i moshave të Kosovës. /Zeri.info

Postimi i Oltion Bilallit: