Zyrtare: Argjend Bardhi largohet nga Drenica

Zyrtare: Argjend Bardhi largohet nga Drenica

Sport August 06, 2020 - 13:28
Zbuloni detajet

Futbollisti i njohur kosovar, Argjend Bardhi, ka ndarë rrugët me KF Drenicën.

Argjend Bardhi, njëri ndër lojtarët më të mirë të Drenicës, këtë stinor ka vendosur të largohet nga “Bajram Aliu”.

Këtë e ka konfirmuar vetë mesfushori, i cili në një prononcim për “GazetaBlic Sport” zbuloi se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Fadil Ramës në stinorin e ardhshëm.

“Po, është e vërtetë. Nuk do të jem pjesë e skuadrës në stinorin e ardhshëm. I kemi ndarë rrugët”, tha fillimisht Bardhi.

Më pas ai u pyet në lidhje me të ardhmen, ku theksoi se është në bisedime me tri skuadra, ndërsa shumë shpejt do të vendosë se ku do të luajë.

“Jam në bisedime me tri skuadra. Shumë shpejt do të vendos për të ardhmen time”, përfundoi ai.

Image