11-shja e vitit në Superligë sipas Bekim Isufit, lojtari i edicionit dhe trajneri i vitit

11-shja e vitit në Superligë sipas Bekim Isufit, lojtari i edicionit dhe trajneri i vitit

Sport August 06, 2020 - 13:12
Zbuloni detajet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Isufi, e ka zgjedhur formacionin e edicionit 2019/20 në futbollin kosovar, shkruan Zeri.info.

Ish-trajneri i cili dy vite më parë me Dritën e fitoi titullin e parë në karrierë si trajner e ka preferuar formacionin 4-2-3-1.

Në portë e ka zgjedhur Faton Molokun (Drita). Në qendër të mbrojtës Ardian Cuculi (Drita) dhe Franc Veliu (Gjilani). Si mbrojtës i djathtë është vendosur Armend Thaqi (Prishtina) kurse në të majtë (Liridon Leci).

Pra tyre janë vendosur Endrit Krasniqi (Prishtina) dhe Edvin Kuç (Ballkani).

Treshja para sulmit përbehet nga Gerhard Progni (Gjilani), Blend Baftiu (Ballkani) dhe Xhevdet Shabani (Drita).

Sulmit të këtij formacioni i prin Otto John (Prishtina).

Isufi si trajner të vitit e ka përzgjedhur Ardian Nuhiun e Dritës.

Ai ka folur edhe për lojtarin më të mirë të edicionit.

"Ardian Cuculi ka qenë lider që e ka mbajtur grupin dhe e ka udhëhequr Dritën drejt titullit, kurse Blend Baftiu na ka bërë të ndjehemi jashtëzakonisht mirë me ato veprime dhe gola spektakolar që na bëjmë ta duam futboll. Kam dilema, por do t'i zgjedh të dy", ka thënë Bekim Isufi për Klan Kosova. /Zeri.info