Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala udhëton drejt Milanos

Menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala udhëton drejt Milanos

Sport August 03, 2020 - 20:55

Milot Rashica do të largohet përfundimisht nga Werder Bremeni këtë afat kalimtar veror, raporton "Zeri.info".

Menaxheri i Rashicës, Altin Lala është në bisedime me disa klube të interesuara për 24-vjeçarin, shkruan "Zeri.info".

RB Leipzig, Borussia Dortmund, Aston Villa, Liverpooli dhe Milani janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e Rashicës.

Ndërkaq, së fundmi, Lala ka udhëtuar drejt qytetit të Milanos.

Arsyeja e këtij udhëtimi të Lalës ende nuk dihet. Mbetet të shihet. /Zeri.info

Image