'Lufta' e gjigandëve evropianë për transferimin e Vedat Muriqit

'Lufta' e gjigandëve evropianë për transferimin e Vedat Muriqit

Sport August 03, 2020 - 20:39

Vedat Muriqi, sulmuesi i Fenerbahçes është bërë cak i gjigandëve evropianë për këtë afat kalimtar veror.

West Bromwich Albion është klubi i fundit që ka hyrë në garë për të pas Lazios, Tottenhamit dhe Leicester Cityt, shkruan "Zeri.info".

26-vjeçari ka shkëlqyer me Fenerbahçen këtë edicion, duke joshur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

"Fotomac" shkruan se Tottenhami dhe Leicester City janë tejet aktivë për transferimin e futbollistit të Kosovës, derisa edhe Lazio e do në skuadër atë.

Tashmë edhe West Bromi ka shprehur interesim për transferimin e Muriqit.

Muriqi ka shënuar 15 gola në 32 ndeshje kampionale këtë edicion dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Ai ka kontratë me "Kanarinat e Verdha" deri në vitin 2023. /Zeri.info