Mes shumë mungesave dhe risive, Gjilani nis përgatitjet për Evropë

Mes shumë mungesave dhe risive, Gjilani nis përgatitjet për Evropë

Sport August 03, 2020 - 20:05

Mes shumë mungesave dhe pak risive, Sport Club “Gjilani” ka nisur përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare, të cilat do t’i zhvillojnë në muajin gusht. Në fakt ‘kuqebardhët’ do të nisin rrugëtimin drejt Europa Leagues nga faza parakualifikuese, ndërkohë më pas nisin kualifikimet e rregullta, gjithmonë nëse kalohet faza paraprake.

Në seancën e parë stërvitore kanë munguar tashmë futbollistët e larguar zyrtarisht nga ky ekip si Kenan Haxhihamza, Salih Kosumi, Fatlind Azizi dhe Kushtrim Shabani.

Krahas largimeve zyrtare, në grumbullimin e parë kanë munguar edhe disa nga titullarët e këtij ekipi si Franc Veliu, Muhamed Useini, Muamer Svraka, Fjori Jonuzi, Gerhard Progni, Tomislav Busiç dhe ‘gardiani’ i sapo transferuar Enea Koliqi.

Mësohet se këta futbollistë do të bashkohen shumë shpejtë me ekipin, në të cilin do të arrijnë edhe disa futbollistë të tjerë gjatë javës, të cilët priten të përforcojnë organikën e Gentjan Mezanit.

Shend Kelmendi, i palarajmëruar nga Gazeta “Sheshi” si përforcim i radhës i këtij ekipi, tashmë veçse është paraqitur në stërvitje te gjilanasit, ndërkohë zyrtarizimi do të bëhet shumë shpejtë.

‘Kuqebardhët’ do të shtojnë intensitetin e stërvitjeve gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që synohet plasman sa më i mirë në garat e Ligës së Evropës.

Image