Kishte refuzuar të gjunjëzohej në luftën kundër racizmit, basketbollisti i NBA-së pëson lëndim të rëndë në parket

Kishte refuzuar të gjunjëzohej në luftën kundër racizmit, basketbollisti i NBA-së pëson lëndim të rëndë në parket

Sport August 03, 2020 - 19:47

Fatkeqësisht, tifozët e basketbollit mbrëmë patën mundësi ta shohin dëmtimin e parë serioz në rikthimin e edicionit në NBA.

Anësori i Orlandos, Jonathan Isaac pësoi një lëndim të rëndë në gju në ndeshjen ndaj Sacramentos, shkruan "Zeri.info".

Ligamentet e basketbollistit në fjalë u lënduan në një vrapim të tij, derisa ai u largua nga parketi menjëherë.

I njejti lojtar kishte ngjallur reagime në Amerikë kur kishte refuzuar të gjunjëzohej gjatë përformancës së himnit amerikan në protestën kundër racizmit.

Edhe pse të gjithë lojtarët tjerë u gjunjëzuan, ai refuzoi ta bëjë këtë.

Vendimi i tij kishte provokuar shumë tifozë të basketbollit në Amerikë. /Zeri.info

Image