Zyrtare: Gzim Rusi largohet nga Trepça'89

Zyrtare: Gzim Rusi largohet nga Trepça'89

Sport August 03, 2020 - 19:26

Gzim Rusi i ka ndarë rrugët me klubin e Trepçës'89.

Futbollisti kosovar e ka konfirmuar këtë lajm përmes rrjetit social "Facebook", shkruan "Zeri.info".

Me rastin e largimit, Rusi e ka uruar klubin mitrovicas për mbetjen në elitë.

Postimi i plotë i Rusit:

"Me këtë postim, dua t'iu njoftoj që nuk jam më pjesë e Trepçës'89. I uroj skuadrës mbetjen në Superligë. Falënderoj kryesinë e klubit, kryetarin e klubit, Abedin Zekën, trajnerët dhe lojtarët me të cilët kaluam dy vite mjaft të mira së bashku". /Zeri.info