Nëse një futbollist kollitet në ndeshjet e Premierligës, do të ndëshkohet me të verdhë

Nëse një futbollist kollitet në ndeshjet e Premierligës, do të ndëshkohet me të verdhë

Sport August 03, 2020 - 18:37

Për shkak të pandemisë COVID-19, futbolli pothuajse në gjithë botën u pezullua për rreth tre muaj, ashtu edhe në Premierligë.

Pas rikthimit të futbollit anglez, disa rregulla të reja u vendosën në fushën e gjelbër, shkruan "Zeri.info".

Duke nisur nga pesë zëvendësimet, por edhe te disa rregulla tjera.

Tani, në Britani të Madhe është vendosur edhe një tjetër rregull i ri.

Federata angleze e futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e verdhë. 

Kjo për të respektuar masat anti-COVID dhe shikohet nga specialistët si një masë shumë e mirë për t'u vendosur. /Zeri.info