Antonio Conte mohon zërat për bisedimet me Juventusin

Antonio Conte mohon zërat për bisedimet me Juventusin

Sport August 03, 2020 - 18:20

Trajneri i Interit, Antonio Conte i ka mohuar zërat për bisedimet me ish-klubin e tij, Juventusin.

"La Repubblica" raportoi se trajneri i "Nerazzurrëve" ka kontaktuar me drejtuesit e Juventusit, shkruan "Zeri.info".

Krejt kjo pasi ai është duke u lidhur së fundmi me një largim nga Interi.

"Kategorikisht i mohoj zërat për bisedimet me Juventusin", tha Conte.

"Unë do ta padis autorin e këtij shkrimi dhe përgjegjësit e kësaj gazete", deklaroi Conte.

"Kam kontratë me Interin dhe unë do të punoj shumë që t'i arrij me synimet e mia", shtoi ai. /Zeri.info