Shefi i Werder Bremenit: Milot Rashica ka arritur marrëveshje me një klub, por...

Shefi i Werder Bremenit: Milot Rashica ka arritur marrëveshje me një klub, por...

Sport August 03, 2020 - 18:04

Milot Rashica ka arritur marrëveshje me një klub, por Werder Bremeni ende nuk është pajtuar me shumën e transferimit, thotë shefi i klubit gjerman, Frank Baumann.

Bauman ka konfirmuar se Rashica ka arritur marrëveshje personale me një klub anonim, derisa mediat në Gjermani raportojnë se mund të jetë RB Leipzig, shkruan "Zeri.info".

Megjithatë, dy klubet ende nuk janë pajtuar për shumën e transferimit.

"Është e vërtetë se Miloti mund ta imagjinojë një transferim, ka pasur klube të interesuara dhe ai ka një marrëveshje me një klub që dëshiron t'i bashkohet", tha Baumann për "Sky".

"Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij", shtoi ai.

RB Leipzig thuhet se nuk është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për 24-vjeçarin, aq sa kërkon Werder Bremeni.

Ndryshe, Rashica ka kontratë me klubin nga Bremeni deri në verën e vitit 2022. /Zeri.info