Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Zyrtare: Afrim Tovërlani vazhdon me Feronikelin

Zyrtare: Afrim Tovërlani vazhdon me Feronikelin

Sport August 02, 2020 - 14:28
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi i futbollit “FC Feronikeli” dhe kryetrajneri, Afrim Tovërlani vazhdojnë që të rrugëtojnë se bashku se paku edhe vitin tjetër.

Tovërlani erdhi të Feronikeli 5 muaj më parë dhe puna e korrektësia e tij bëri qe presidenti Ramaj ti ofroj kontratë të re.

Ramaj ka thënë se e vlerëson shume kryetrajnerin dhe është i lumtur për marrëveshjen e re.

Tovërlani në anën tjetër pasi që vulosi kontratën e re foli për faqen zyrtare të klubit te Feronikelit.

“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtaret e klubit.

Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadre pretendonte për titull, kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku deshirojme ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilit viteve të fundit janë mësuar më titujt e kupa”, ka thënë Tovërlani. /Zeri.info