Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Pochettino hap mundësinë për drejtimin e Barcelonës: Kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë

Pochettino hap mundësinë për drejtimin e Barcelonës: Kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë

Sport August 02, 2020 - 14:25
Lajmet e fundit nga sporti

Mauricio Pochettino ka hapur derën për mundësinë e drejtimit të Barcelonës, derisa thotë se është penduar për komentet e bëra të tij në vitin 2018, transmeton “Zeri.info”.

Karriera menaxheriale e Pochettinos është më së shumti e lidhur me Tottenhamin, ku kaloi pesë vjet deri në 2019-n, por ai fillimisht bëri emër me Espanyolin, si lojtar dhe si trajner.

Ai kishte deklaruar se nuk do ta drejtonte kurrë rivalin lokal të Espanyolit, Barcelona.

Por, ai tashmë është bërë pishman për ato fjalë.

“Do të preferoja të punoja në fermën time në Argjentinë sesa të punoja në disa vende”, kishte thënë ai atëkohë.

“Më duhet ta shpjegoj mirë. Unë isha në Barcelonë atë vit dhe u takova me (presidentin e Barcelonës) Bartomeun në një lokal. Ne përshëndetëm njëri-tjetrin sepse çonim fëmijët në të njëjtën shkollë dhe folëm për pesë minuta. Kjo bëri një thashetheme që ngriti alarmin sepse ishin disa skuadra që na donin neve. Kur gazetarët më pyetën, unë doja t’i hiqja tërësisht. Nuk doja ta mos respektoja Barcelonën. Gjërat mund të thuhen ndryshe. Espanyoli ka bërë emër për mua, por unë nuk jam arrogant dhe nuk më pëlqente të bëja deklarata të tilla”, ka thënë Pochettino për “El Pais”.

“Ndoshta tash nuk do ta bëja sepse në jetë kurrë nuk i dihet se çfarë do të ndodhë”, u shpreh argjentinasi./Zëri