Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Paqarada i lumtur me aventurën e re, ky është premtimi për skuadrën e St. Paulit

Paqarada i lumtur me aventurën e re, ky është premtimi për skuadrën e St. Paulit

Sport August 02, 2020 - 13:45
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, është shprehur i lumtur me transferimin te St.Pauli.

Mbrojtësi kosovar, Leart Paqarada, është bërë sot me skuadër të re, duke i dhënë fund aventurës me Sandhausen.

Paqarada ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me St.Pauli dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.

“Përfaqësuesit e klubit treguan vlerësim dhe besim të lartë në mua gjatë negociatave. Jam i kënaqur të jem pjesë e St.Pauli dhe të bëjë një hap tjetër në karrierën time”, ka thënë Paqarada.

Paqarada ka qenë një nga lojtarët me më së shumti minuta gjatë sezonit 2019/20 nga Kosova me skuadrën e tij. / Zeri.info