Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
PSG-ja përgatit ofertën për Thiago Alcantaran

PSG-ja përgatit ofertën për Thiago Alcantaran

Sport August 02, 2020 - 13:18
Lajmet e fundit nga sporti

Paris Saint-Germaini është duke shprehur interesim për mesfushorin e Bayern Munichut, Thiago Alcantara, transmeton “Zeri.info”.

Klubi parisien është duke përgatitur një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh për reprezentuesin spanjoll, raporton “Le 10 Sport”.

29-vjeçari është lidhur së fundmi edhe me Liverpoolin, por duket se kampionët e Francës pritet ta fitojnë garën për lojtarin.

Thiago ka refuzuar vazhdimin e kontratës me gjigantin bavarez, derisa kontrata aktuale i skadon në qershor të vitit të ardhshëm./Zëri