Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Pioli: Duhet të përmirësohemi, nuk do të ishim të kënaqur me pozitën e gjashtë në edicionin e ardhshëm

Pioli: Duhet të përmirësohemi, nuk do të ishim të kënaqur me pozitën e gjashtë në edicionin e ardhshëm

Sport August 02, 2020 - 10:42
Lajmet e fundit nga sporti

Stefano Pioli dëshiron që Milani taq fillojë edicionin e ri me këtë mentalitet, uri dhe besim sepse vendi i gjashtë nuk është më i pranueshëm, transmeton “Zeri.info”.

Kuqezinjtë kanë bërë më mirë se kushdo tjetër në Serie A që prej rifillimit të kampionatit pas ndalesës nga koronavirusi, duke arritur 9 fitore dhe 3 barazime.

“Është një shenjë shumë pozitive, ne mund ta fillojmë sezonin e ardhshëm me këtë mentalitet, uri dhe besim që kemi zhvilluar”, u shpreh Pioli pas fitores 3:0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e fundit të edicionit.

“Ne kemi bërë hapa të mëdha përpara që prej janarit. Nuk ishte vetëm me ardhjen e Zaltan Ibrahimovicit, por edhe Simon Kjaer rriti nivelin e skuadrës, me të gjithë që punuan së bashku. Tash ne duhet ta konsolidojmë atë që kemi bërë dhe të përqendrohemi te përmirësimi. Nuk mendoj se ne mund të jemi të lumtur duke përfunduar të gjashtit në edicionin e ardhshëm”, u shpreh strategu italian./Zëri