Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Presidenti i Barcelonës kritikon Arthurin: Një akt i papranueshëm i mos disiplinës

Presidenti i Barcelonës kritikon Arthurin: Një akt i papranueshëm i mos disiplinës

Sport August 02, 2020 - 10:17
Lajmet e fundit nga sporti

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka kritikuar Arthurin, i cili ka vendosur që të mos paraqitet për katalunasit në pjesën e mbetur të edicionit në Ligën e Kampionëve, transmeton “Zeri.info”.

Ekipi i Quique Setienit do të përballet në shtëpi me Napolin më 8 gusht në ndeshjen e dytë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Itali ishte mbyllur me shifrat 1:1.

Arthuri ka vendosur të mos luajë për Barcelonës pas sigurimit të kalimit të tij te Juventusi.

“Ajo që Arthuri ka bërë është mungesë respekti për bashkëlojtarët e tij sepse skuadra dëshiron të bëjë mirë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Bartomeu.

“Nuk është logjike që të luash për një titull aq të rëndësishëm, një lojtar vendos që ta largojë veten. Është e pajustifikueshme dhe tërësisht e pakapshme”, shtoi ai.

“Ne kemi arritur marrëveshje që deri në përfundim të Ligës së Kampionëve, ai do të vazhdonte të luante për Barçën, në ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Është një akt i papranueshëm i mos disiplinës”, tha kreu u Barcelonës./Zëri