Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
 FSHF kërkon që finalja e Kupës të luhet me tifozë

FSHF kërkon që finalja e Kupës të luhet me tifozë

Sport August 02, 2020 - 08:13
Lajmet e fundit nga sporti

Përmes një mesazhi në faqen e saj në Facebook dhe rrjete të tjera sociale, FSHF-ja ka bërë një kërkesë disi të çuditshme, që sot, finalja e Kupës së Shqipërisë të luhet me tifozë, sipas shembullit të Francës.

Duke i konsideruar tifozët si “qershia mbi tortë” të një ndeshjeje të tillë, drejtuesit e futbollit kërkojnë nga instancat shtetërore që t’i lejojnë ata pas portave respektive, sikurse ndodhi dje në nalen e Kupës së Francës, PSG-Lyon:

“Të dielën, datë 2 gusht 2020, do të zhvillohet nalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin “Air Albania”. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku nalja e kupës atje u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një nale. Edhe FSHF, konform rregullave dhe distancimit, kërkon që të ketë një numër të kuzuar tifozësh, nën shembullin e Francës”.Image