Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
Juventus turpërohet në ndeshjen e fundit, humb keq nga Roma

Juventus turpërohet në ndeshjen e fundit, humb keq nga Roma

Sport August 01, 2020 - 22:44
Lajmet e fundit nga sporti

Juventusi ka pësuar humbje ndaj Romës në fushën e vetë me rezultat 3:1 për ta mbyllur kështu kampionatin jo mirë.

Gjithsesi, juve më herët ka siguruar titullin dhe tash duket se gjithë mendjen e ka tek Liga e Kampionëve, për këtë arsye Sarri vendosi që shumë futbollistë t’i pushojë, shkruan “Zeri.info”.

Juventus ka kaluar në epërsi kundër Romës pas vetëm 5 minuta lojë.

Ishte sulmuesi Gonzalo Higuain që ka shënuar 1:0.

Megjithatë mysafirët janë rikthyer në lojë më minutën e 22-të kur ka shënuar Kalinic me kokë per rezultatin 1:1.

Roma një minuta para se skuadrat të shkojnë në pushim ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Peroti nga penalltia, 1:2. I njëjti futbollist ka shënuar edhe për 1:3 për ta vulosur fatin e kësaj ndeshjeje. /Zeri.info