Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
Futbollisti i Kosovës i pafat, humb në finale të Kupës

Futbollisti i Kosovës i pafat, humb në finale të Kupës

Sport August 01, 2020 - 22:33
Lajmet e fundit nga sporti

Dyshja shqiptare Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni kanë pësuar humbje në finale të Kupës së Kroacisë me Lokomotivën e cila u mposht nga Rjeka, shkruan “Zeri.info.

Kastrati e Uzuni kanë luajtur titullarë por nuk kanë mundur t’i ndihmojnë shumë skuadrës e cila pësoi me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Haliloviç në minutën e 76-të.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kastratin në fanellën e Lokomotivës pasi nga edicioni i ardhshëm do të luaj te Dinamo Zagreb, ngjashëm si Uzuni që do të luaj në Hungari te Ferencvarosi.

Te kujtojmë se Kastrati luan te Kosova ndërsa Uzuni te Shqipëria. /Zeri.info