Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Arsenal triumfon në FA Cup përballë Chelseat

Arsenal triumfon në FA Cup përballë Chelseat

Sport August 01, 2020 - 20:33
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali ka arritur at fitojë trofeun e FA Cup pasi në finale e ka mposhtur Chelsean me rezultat 2:1 e cila u zhvillua në “Wembley” të Londrës.

Janë dashur të kalojnë vetëm pesë minuta lojë për të parë golin e parë.

Chelsea ka shënuar përmes Pulisic për ta quar rezultatin në 1:0.

Megjithatë Arsenali ka arritur t’i barazoi shifrat kur Aubameyang ka shënuar nga penalltia në minutën e 28-të të ndeshjes për rezultatin 1:1.

I njëjti futbollist ka shënuar për Arsenalin në pjesën e dytë në minutën e 67-të për rezultatin 2:1 i cili edhe doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje. /Zeri.info