Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Liria mendon për të ardhmen, blindon me kontrata talentet

Liria mendon për të ardhmen, blindon me kontrata talentet

Sport August 01, 2020 - 18:27
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra me traditë në futbollin kosovar Liria e Prizrenit po mendon për të ardhmen, shkruan “Zeri.info”.

Kështu skuadra prizrenase sot ka nënshkruar sot kontratë me 5 futbollistë të cilët cilësohen si perspektiva klubit.

Njoftimi i Lirisë:

Blerim Sahitaj, Edison Rakaj, Osman Laqi, Endrit Berisha e Fatjon Kuqi, kanë vënë firmën me bardhezinjtë, për periudhën tre vjeçare.

'Kemi nënshkruar kontrata me lojtarët e rinj:Sahitaj, Rakaj, Laqi, Berisha e Kuqi, që janë futbollistë me perspektivë. Ne, si klub presim shumë nga ta, në të ardhmen.Këta vijnë nga shkolla jonë e futbollit. I njohim cilësit e tyre dhe presim me punë të dëshmohen', tha pas nënshkrimit të kontratave me futbollistë Erxhan Dana, drejtor.

Në emër të futbollistëve nënshkrues,falenderoi Blerim Sahitaj.'Jemi të lumtur për mundësinë dhe arritjen e marrëveshjes.Shpresojmë që të dëshmohemi dhe bashkarishtë të arrijmë suksese', tha ai.

Liria e nisi kampanjën e stinorit me perspektivët.

Ditët në vijim priten emra të rinjë e të dëshmuar. /Zeri.info