Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Dallku konfirmon datën e rikthimit të Prishtinës në stërvitje

Dallku konfirmon datën e rikthimit të Prishtinës në stërvitje

Sport August 01, 2020 - 17:25
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina pasi fitoi Kupën e Kosovës në futboll duke e mposhtur në finale Ballkanin, ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, shkruan “Zeri.info”.

Kundërshtarin skuadra bardhekaltër do ta mësojë javën e ardhshme kur edhe hedhet sporti, derisa sipas Dallkut ekipi në stërvitje kthehet ditën e mërkurë me 5 gusht.

“Të mërkurën parashikojmë t’i nisim stërvitjet për garat ndërkombëtare”, ka thënë fillimisht Dallku pwr “Zeri.info”, duke shtuar se ekipi po shqyrton mundësin për të shkuar në stërvitje të përbashkëta jashtë kryeqytetit.

“Do të tentojmë të shkojmë diku jashtë Prishtinës në mënyrë që të kemi qetësi për punë”, ka konfirmuar Armend Dallku.

Prishtina, sivjet përveçqë fitoi Kupën e Kosovës ishte në luftë të ashpër edhe për titullin e kampionit, duke dështuar në hapat e fundit, derisa nga analistët skuadra bardhekaltër u cilësua se shfaqi futbollin më të bukur në këtë kampionat. /Zeri.info