Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
'Qeqa' i nis pushimet në Shqipëri, ndjekësit e ngacmojnë, por ajo iu kundërpërgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme

'Qeqa' i nis pushimet në Shqipëri, ndjekësit e ngacmojnë, por ajo iu kundërpërgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme

Sport August 01, 2020 - 15:31

Qëndresa Krelani, e njohur ndryshe si "Qeqa" është njëra prej gazetareve të sportit më të njohura në Kosovë.

Pas një edicioni të stëngarkuar dhe të stërzgjatur me futboll këtë edicion, "Qeqa" ka vendosur që t'i nis pushimet verore tani, raporton "Zeri.info".

Image

Ajo ka zgjedhur bregdetin shqiptar apo saktësisht Velipojën për pushime.

Image

Derisa ka postuar disa fotografi nga Velipoja, ka pasur prej atyre ndjekësve që e kanë "ngacmuar" "Qeqën" për shkuarjen në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend tjetër më luksoz.

Image

Megjithatë, reagimi i saj ishte i shpejtë dhe më i miri i mundshëm, derisa në "Facebook" shkroi:

"Me mire ne Velipoje me pushu sesa ne Dubai deri ne 5 t'mengjesit mu pushu tu "u kput tu punu" - pergjigjja ime per krejt juve qe me perqeshet dhe ofendut pse une si fytyre publike paskna zgjedh Velipojen. Duaje tenden". /Zeri.info