Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
ZYRTARE: Ballkani nuk ka të ndalur, prezanton dy super-transferime

ZYRTARE: Ballkani nuk ka të ndalur, prezanton dy super-transferime

Sport August 01, 2020 - 15:16

Mevlan Zeka është përforcimi i radhës nga klubi i Ballkanit.

Sulmuesi gjakovar gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi ndarjen me Feronikelin, skuadër me të cilën fitoi gjithçka që mund të fitohej vitin e kaluar, shkruan "Zeri.info".

Zeka nuk ka vonuar dhe menjëherë e ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen.

Siç njofton faqja zyrtare  Ballkanit, Zeka tashmë është prezantuar te skuadra e Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi.

Përveç Zekës, Ballkani ka prezantuar edhe portierin nga Rahoveci, Kenan Haxhihamza.

Haxhihamza vitin e kaluar mbrojti ngjyrat e Gjilanit. /Zeri.info