Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Thiago Alcantara do të largohet përfundimisht nga Bayern Munichu

Thiago Alcantara do të largohet përfundimisht nga Bayern Munichu

Sport August 01, 2020 - 12:55

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se Thiago Alcantara dëshiron të largohet nga klubi bavarez.

Mesfushori spanjoll po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin, dhe sipas mediave, Liverpooli ka shprehur interesim për shërbimet e tij, shkruan "Zeri.info".

Ai i ka treguar drejtuesve të Bayern Munichut se dëshiron të largohet nga "Allianz Arena" këtë verë.

"Bisedat që kemi pasur me Thiagon kanë qenë produktive, por tashmë ai ka konfirmuar se dëshiron të nis diçka të re në karrierën e tij", tha Rummenigge për "Sky Sports".

"Ne duhet ta pranojmë këtë. Klubi që dëshiron transferimin e tij, duhet ta paguajë një shumë të caktuar", shtoi ai.

Rummenigge tha më tej se nuk është hidhëruar me Thiagon dhe se ai mendon që spanjolli është një futbollist dhe një djalosh i mirë. /Zeri.info

Image