Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
LAJMI I FUNDIT: Sulmuesi i njohur largohet nga Feronikeli

LAJMI I FUNDIT: Sulmuesi i njohur largohet nga Feronikeli

Sport July 31, 2020 - 22:40
Lajmet e fundit nga sporti

Feronikeli sivjet nuk arriti objektivat që kishte, duke bërë që t’i zhgënjej tifozët pasi optimizmi në ekip në fillim të garave ishte bukur i madh, shkruan “Zeri.info”.


megjithatë, ardhja e Afrim Tovërlanit duket se e ka stabilizuar paska skuadrën dhe drejtuesit klubit ia besuan edhe një vit bankinën “Tokit”.

Tashmë në skuadrën e Feronikelit ka nisur të ketë edhe risi, derisa lajmi i fundit vjen nga sulmuesi Mevlan Zeka i cili ka njoftuar për largim nga skuadra.

Njoftimi i plotë i Mevlan Zekës:

Përshëndetje miq,shokë,dhe futboll dashës.Duke parë që gjithmonë më uroni dhe më përkrahni,unë ndiej respekt ndaj jush, dhe dua të ju informoj se që nga data 1 gusht nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik Feronikeli.

I falenderoj bashklojtarët me te cilët kaluam në shumë sfida së bashku dhe me një atmosferë të jashtëzakonshme ,I falenderoj tifozat Tigrat e Zi, Trajnerët, Ndihmës trajnerët, Kryesin, Presidentin Naser Ramaj ,Ekonomët, Qytetaret e Drenasit si dhe gjithë dashamirët e klubit . Jam shumë i lumtur që me KF Feronikelin fituam gjithçka çka fitohet në futbollin Kosovar. Të gjithë titujt e mundshëm,gjithashtu duke hyrë në historinë e klubit,dhe në garat evropiane në Champions League dhe Europa League,me paraqitje të shkelqyshme si personalisht ashtu edhe kolektivisht . Ju deshiroj shëndet dhe suksese në të ardhmen gjithë pjestarëve te Kf Feronikelit.

Me respekt, Mevlan Zeka!Image