Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Lajmi i fundit: Maqedonia – Kosova luhet pa tifozë

Lajmi i fundit: Maqedonia – Kosova luhet pa tifozë

Sport July 31, 2020 - 20:13
Lajmet e fundit nga sporti

Kanë mbetur edhe dy muaj deri te ballafaqimi historik i Kosovës ku ndeshet me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së Play-off-it të Ligës së Kombeve në futboll.

Në këtë ndeshje do të luftohet për finalen e play-off-it e pastaj fituesi i këtij takimi ndeshet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë, për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian.

Maqedonët lëshojnë alarmin, duke treguar se kjo ndeshje mund të luhet pa tifozë.

“Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve kundër Kosovës luhet në tetor – pa spektatorë.

Megjithëse pritet ende një vendim zyrtar nga UEFA, është e sigurt që gara historike për Maqedoninë në rrugën drejt Kampionatit Evropian, gjysmëfinalja e play-off-it të Ligës së Kombeve kundër Kosovës do të luhet në Shkup pa praninë e shikuesve”, shkruan mes të tjera portali maqedon “Ekipa”. /Zeri.info