Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Zyrtare: Tërhiqet nga futbolli lojtari që e fitoi Botërorin me Gjermaninë në vitin 2016

Zyrtare: Tërhiqet nga futbolli lojtari që e fitoi Botërorin me Gjermaninë në vitin 2016

Sport July 31, 2020 - 14:52
Zbuloni detajet

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 2014 dhe ish-lojtari i Juventusit Benedikt Howvedes i ka dhënë lamtumirën futbollit në moshën 32-vjeçare.

Futbollisti i Lokomotivës së Moskës pranoi për “Der Spiegel” se pandemia globale e koronavirusit dhe ndeshjet pa tifozë ishin një sinjal i qartë që karriera e tij po shkonte drejt fundit.

“Kam dashur të luaj futboll deri në fund. Është e vështirë të tërhiqesh, por ndoshta koronavirusi dhe ndeshjet me dyer të mbyllura ishin mesazhi që duhet të largohesha nga futbolli i luajtur. Paratë nuk janë të rëndësishme për mua, kam bërë mjaft para”, deklaroi ish-mbrojtësi gjerman.

Image

Howvedes arriti kulmin e suksesit në Kampionatin Botërorin të vitit 2014 në Brazil duke luajtur çdo ndeshje me Gjermaninë, gjë që u shpërblye me trofeun e këtij kompeticioni.

Ai ishte pjesë e Juventusit në vitin 2017-2018.

Image