Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Zbulohen tri transferet e Barcelonës për edicionin e ardhshëm

Zbulohen tri transferet e Barcelonës për edicionin e ardhshëm

Sport July 31, 2020 - 12:59
Zbuloni detajet

Gjiganti katalunas Barcelona është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ri.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se klubi nga Camp Nou ka identifikuar tre emra për t’i sjellë në skuadër për të krijuar një grup të fuqishëm edhe për të ardhmen.

Emri i parë është Eric Garcia, futbollist i zhvilluar në La Masia para transferimit në Manchester City.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri më 2021 dhe në rast të një oferte nga Barcelona mund të mos e vazhdojë qëndrimin te gjiganti i Premierligës.

Tjetri futbollist po ashtu ka kontratë deri më 2021: Juan Bernat, mbrojtës i krahut në Paris Saint-Germain, i vëzhguar nga Barcelona tash e disa vite.

Emri i tretë është ylli i Bayern Munichut, David Alaba që po ashtu hyn në vitin e fundit të kontratës me kampionin e Bundesligës dhe thuhet se ka gatishmëri për transferim te Barcelona.