McGregorit i dhurohet një orë luksoze për ditëlindje, kushton mbi 500,000 euro

McGregorit i dhurohet një orë luksoze për ditëlindje, kushton mbi 500,000 euro

Sport July 15, 2020 - 23:31
Lajmet e fundit nga sporti

Ylli i Arteve të Përziera Marciale, Conor McGregor, ka festuar ditëlindjen e tij të 32-të në bregdetin francez, transmeton “Zeri.info”.

Në mesin e dhuratave të shumta luksoze, bën pjesë edhe një orë, e cila ka një vlerë prej 550,000 eurosh.

Ai ende është në Francë, ku ndodhet me të dashurën e tij Di Devlin, derisa dy fëmijët e tyre i kanë lënë në Irlandë.

Kujtojmë, se para pak kohësh irlandezi kishte njoftuar pensionimin e tij nga Artet e Përziera Marciale./Zëri